Ministrja Haradinaj – Stublla kundër kryeministrit Hoti: Absurde kërkimi i testit negativ për hyrje me Shqipërinë

12:12 | 28 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministrja e Jashtme dhe diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka dal kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ku edhe vetë ajo është pjesë e saj

Hradinaj-Stublla ka thënë se propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, raporton Arbresh.info.

>Ky është reagimi i plotë i saj:

Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.

Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.

Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.

Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.

Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë.

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/140314824381252

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme