Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka dështuar të mbahet rigjykimi ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e akuzuar për mos raportim të pasurisë.
Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e të akuzuarës Haradinaj-Stublla.
Mbrojtësja e saj, avokatja Merita Emini -Stublla, përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se klientja e saj ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, për çka dhe nuk ka mundur të jetë prezent në gjykatë.
Për Arbresh.info këtë e ka konfirmuar edhe Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gashi ka thënë se seanca është shtyrë për 18 dhjetor.
“Ka dështuar seanca ajo është shtyrë për datën 18 dhjetor për shkak se avokatja e saj mbrojtëse e ka njoftuar gjykatën me një parashtresë se klientja e saj dmth, Meliza ka pas kontakt me dike që ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, ka thënë ajo për Arbresh.info.
Ani pse seancat në gjykatë ka kohë që janë duke u zhvilluar online (përmes platformave Zoom etj), Gashi e pyetur nga Arbresh.info, nëse ministrja Haradinaj-Stublla, ka kërkuar të mbahet online, ajo tha se një kërkesë e tillë nuk është parashtruar nga ajo.
“Seancat online janë duke u mbajtur. Për momentin nuk jam ne dijeni nëse është duke u mbajt ndonjë seancë, aty ku janë duke u plotësuar kushtet janë duke u mbajtur
“Kjo është seancë e caktuar më herët dhe nuk ka kërkuar askush që të mbahen online ka deklaruar ajo për Arbresh.info.
Ndryshe, Haradinaj-Stublla ishte shpallur fajtore nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 tetor 2019, për veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rrem i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
Për këtë vepër penale, ajo ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht. Gjithashtu, ajo ishte dënuar edhe me njëmijë euro gjobë, të cilën sipas aktgjykimit, detyrohej ta paguajë brenda 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, kurse në rast të mos pagesës, dënimi me gjobë do t’i shndërrohet me burgim, ku do të llogaritet 20 euro, për një ditë burgim.
Mirëpo, pas ankesës së mbrojtjes, Apeli e ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme del pozitiv me koronavirus
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...