Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi kanë arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.
Kështu ka bërë të ditur ministrja Haradinaj-Stublla në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
“Përtej Atlantikut, bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, arritëm në tokën e bekuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me qëllim të thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve tona bilaterale, dhe të forcimit të koordinimit të politikës së jashtme të Kosovës me atë të SHBA-ve, do të zhvilloj takime me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, Këshillit për Siguri Nacionale, Institutit të DASH për Shërbimin e Jashtëm, Këshillin Atlantik, dhe Fondacionin ‘Heritage’.
Poashtu, do të takoj bashkatdhetarët shqiptaro-amerikan, për të diskutuar prioritetet tona politike drejt unifikimit të veprimeve dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta”.
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...