Google ADS

Ministrja Hajdari sot mban konferencë për media

11:55 | 2 Gusht 2024
E.K

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari do të mbajë sot konferencë për media lidhur me lansimin e listës së bizneseve përfituese nga industria e prodhimit dhe përpunimit të sektorëve prioritarë industrial.

Konferenca mbahet në objektin e kësaj ministrie në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i fton mediat sot ta përcjellin konferencën e ministres Rozeta Hajdari për lansimin e listës së bizneseve përfituese nga industria e prodhimit dhe përpunimit të sektorëve prioritarë industrial, në skemën e thirrjes së granteve për blerjen e makinerive nga
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë -KIESA. Me mirësi, ju ftojmë të jeni pjesëmarrës në shpalljen e listës së bizneseve përfituese!/Arbresh.info

Të ngjashme