Ministrja Hajdari raporton në prokurori një incident që ka ndodhur në bordin e Telekomit të Kosovës

14:35 | 26 Prill 2020
L G

Prokuroria Themelore e Kosovës ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, lidhur me sqarimin e rastit, për të cilin ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, kishte raportuar.Hajdari, sipas njoftimit të prokurorisë, kishte raportuar se në mbledhjen e Bordit të Telekomit të Kosovës kishte ndodhur në incident./arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës – Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, ku përcjellin një email – shënim zyrtar, nga Ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill 2020, në Telekomin e Kosovës gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës.

Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme