Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencë përmbyllëse të vitit.
Ministrja Hajdari tha se të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës thonë se viti 2021 është për 52.9% më shumë investime se viti 2020.
Po ashtu sipas saj, viti 2021 ka rritje të eksportit për 62.7%.
“Plani i Ministrisë dhe Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për vitin 2021 përfshin 6 prioritete strategjike, qe janë përmirësimi i mjedisit i te bërit biznes, zhvillimi i politikave industriale dhe tregtar, promovimi dhe përkrahja e investimeve, dhe përmirësimi i cilësisë. Të dhënat nga Banka Qendrore e Kosovës është se viti 2021 është për 52.9% më shumë investime se viti 2020 apo 79.7% më i lartë se viti 2019. Në bazë të raporti të BQK-së vlera e eksportit janar-gusht 2020 ka qenë 290.1 milionë euro ndërsa vlera e eksportit janar-gusht 471.9 milionë euro, d.m.th. kemi rritje për 62.7% të eksportit në vitin 2021. SHBA dhe Shqipëria janë vendet e para ku Kosova eksporton, dhe Shqipëria është vendi i 5 që importon në Kosovë”, tha Hajdari./arbresh.info/
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë