Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot në ora 12:00 do të mbajë konferencë për medie.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate, ku thuhet se tema do të jetë për Masat ANTIDAMPING, shkruan portali arbresh.info
Konferenca do të mbahet në objektin e MINT-it.
Dampingu nënkuptohet me importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum nën kushtet normale të tregut në vendin eksportues.
Në Kosovë me Ligjin për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese përcaktohen rregullat dhe procedurat për vendosjen e masave antidamping ndaj importeve, të cilat janë objekt i dampingut, si dhe masave kundërbalancuese ndaj importeve të subvencionuara, me qëllim të
mbrojtjes së industrisë vendore dhe interesave të Republikës së Kosovës./ arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...