Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka marrë pjesë në lansimin e projektit ACCESS, të financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).
Ministrja Hajdari theksoi se digjitalizimi është potencial për ekonominë e Kosovës, që t’i shpërthejmë kufijtë rajonalë e ndërkombëtarë, posaçërisht ata drejt BE-së të vendosur padrejtësisht përmes regjimit të vizave.
“Digjitalizimi nuk pyet për kufijtë fizikë, por e mundëson rrjedhën e lirë të ideve dhe projekteve bashkëpunuese. Digjitalizimi krijon mundësi për ndërmarrësit tonë dhe rininë e Kosovës, një pjesë e së cilës ende mbetet e pa punë. Prandaj, ne jemi të përkushtuar që të nxjerrim maksimumin nga ky zhvillim i kohës dhe jemi të përkushtuar që secili cent, qoftë i ardhur nga buxheti, qoftë nga financimet e partnerëve tanë, siç e kemi këtu rastin do të kthehet në dobi për shoqërinë. Ne duam t’i shfrytëzojmë projektet, si projekti ACCESS për t’i përgatitur dhe ndihmuar ndërmarrësit e rinj dhe ata ekzistues, konsulentët dhe të gjithë akterët tjerë në ekonomi, përfshirë institucionet publike. Qeveria e Kosovës i është mirënjohës Qeverisë së Austrisë për ndihëm e pakursyer që jep në këtë drejtim, prandaj ne nuk do të kursejmë asgjë për ta mbështetur këtë projekt dhe nisma të ngjashme që do të vijnë në të ardhmen”, tha ministrja Hajdari.
Ministrja tha se Qeveria është duke vepruar në rrethana mjaft sfiduese. Por, sipas saj, në njërën anë duhet të kthejmë ekonominë e vendit në binarë, pas gati 20 vitesh të keq-menaxhimit dhe praktikave korruptive.
“Këto kanë dëmtuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Si rezultat ne kemi rritje të pamjaftueshme ekonomike, varfëri persistente dhe ngecje në zhvillimin e sektorit privat”, tha ministrja.
“Si mund te mendojmë një korporatë të mirë-organizuar, qoftë publike, a private, pa procese biznesi të informatizuara, pa një EPR? Si mund te mendojmë një shërbim publik të mirëfilltë e të pa-dixhitalizuar? Si mund t’i shohim të gjitha këto të mos jenë pjesë e një ekosistemi? P.sh, si mund të mendojmë transparencën pa open-data”, theksoi ministrja Hajdari.
Në këtë ngjarje u certifikuan 20 konsulentë digjitalë, që do të fillojnë nga marsi i këtij viti të ofrojë shërbime të transformimit digjital.
Certifikimi është paraprirë nga trajnimi i konsulentëve të cilin e ka mundësuar projekti “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare (ACCESS)”.
Financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), ACCESS-i implementon një seri aktivitetesh lehtësuese për të mundësuar qasjen në treg të të varfërve në Kosovë.
Arsim Aziri, nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim tha se projekti ACCESS është vazhdim i përpjekjeve të ADC-së për forcimin e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë dhe shënon një iniciativë të rëndësishme drejt transformimit digjital të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-ve) në Kosovë. Përmes këtyre aktiviteteve, kompanitë vendore do të kenë një qasje më të lehtë në treg dhe një nivel të rritur të konkurrencës.
ACCESS po aplikon praktikat më të mira austriake për të kontribuar në zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat në Kosovë, duke i përshtatur ato me nevoja lokale për të mbështetur digjitalizimin si shtytës për rritjen ekonomike./arbresh.info
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...