Ministrja gjermane e Mbrojtjes: Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian

18:51 | 5 Maj 2022
L G

“Shteti i Gjermanisë qëndron krah Kosovës. Gjermania do të vazhdojë angazhimin e saj edhe në trajnimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”.

Kështu tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

Lambrecht tha se stabiliteti në Ballkanin Perëndimorë është shumë i rëndësishëm.

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë edhe në KFOR, por edhe sa i përket zhvillimit të FSK-së. Ne do ta vazhdojmë angazhimin tonë edhe sa i përket trajnimit të FSK-së, në mënyrë që ata të marrin përgjegjësinë e tyre në të ardhmen. Ne do mbetemi partnerë edhe në të ardhmen”, tha Lambrecht.

Ajo shpreson se do të ketë vendime të mira në Bruksel dhe Gjermania do të njeh dokumentet e Kosovës.

Ministrja gjerman e Mbrojtjes, po ashtu falënderoi Kosovën për pozicionin e qartë në lidhje me luftën e Ukrainës.

“Kosova e dënoi qartë agresionin e Rusisë duke vendosur sanksione. Ju përgëzojmë që po mbroni vlerat e paqes dhe lirisë, vlera këto që janë të rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ne do t’iu qëndrojmë përkrahë në rrugën tuaj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian”, tha jo.

Ndryshe, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, po qëndron në Kosovë, në kuadër të vizitës së saj në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor./arbresh.info/

Të ngjashme