Ministrja Gërvalla takon Ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Portugalisë dhe Lihtenshtajnit, prioritet siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

11:38 | 19 Shkurt 2024
L G

Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë,  João Gomes Cravinho si dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit,  Dominique Hasler.

Gjatë këtyre takimeve, Ministrja Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin./Arbresh.info/

Të ngjashme