Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, po zhvillon vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku është pritur në takim nga Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud.
Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen që Arabia Saudite i ka ofruar Kosovës në periudha të ndryshme dhe përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Ajo e ka njoftuar Princin Faisal bin Farhan Al-Saud me prioritetet e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, e posaçërisht të politikës se jashtme, e cila në fokus qendror ka forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë pikë, Gërvalla ka kërkuar mbështetjen e Arabisë Saudite.
Gjithashtu ministrja Gërvalla ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zbatim të rendit dhe ligjit si parakusht për integrim euro-atlantik, gjë që ka thënë se është aspiratë e Kosovës.
Kryediplomatja e Kosovës ka bërë të ditur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin bilateral me Arabinë Saudite e posaçërisht në rrafshin ekonomik. Ajo ka theksuar se Kosova tashmë ka krijuar parakushte mjaft të mira për investime të huaja, të cilat shihen si të domosdoshme për krijimin e vendeve të reja të punës. Gërvalla ka inkurajuar organizimin e forumeve të përbashkëta ekonomike, të cilat do t’i shërbenin komunitetit biznesorë të të dy vendeve.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al-Saud, ka ritheksuar qëndrimin përkrahës të shtetit të tij karshi Kosovës dhe angazhimit të saj për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar. /arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë