Ministrja e Punëve të Jashtme e Finladnës, Elina Valtonen, do të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën në datat 4-5 shtator. Qëllimi i vizitës është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët e Finlandës në Ballkanin Perëndimor. Finlanda mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE.
Në një komunikatë në Ministrinë e Jashtme të Finlandës, bëhet e ditur se ministrja Valtonen, gjatë vizitës së saj do të takohet me homologët e saj, ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Kosovës dhe lidershipin politik të vendeve. Ata do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, zgjerimin e BE-së, stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor, situatën në Ukrainë dhe çështjet aktuale lidhur me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE). Në Serbi, ministri do të takohet me përfaqësues të kompanive finlandeze që operojnë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Finlanda mbështet fuqishëm rrugën e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Mirëqenia dhe stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për të gjithë Evropën, përfshirë Finlandën. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë më të afërt, veçanërisht duke pasur parasysh mjedisin aktual të sigurisë evropiane. BE-ja është tashmë partneri më i afërt i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe Finlanda po thellon angazhimin e saj me rajonin”, tha ministrja Valtonen./rtk
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...