Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, me ftesë të Ministrit të Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, është nisur për Austri, ku do të marrë pjesë në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, i cili përfshin përveç Austrisë dhe gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor edhe Italinë, Kroacinë, Çekinë, Greqinë, Sllovakinë dhe Slloveninë dhe synon përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së.
Në këtë takim Ministrja Gërvalla do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Astronautët dërgojnë mesazhin e Krishtlindjes në Tokë
Gjesti i qëndron afër Xhenetës, a po rikthehen çifti?
Kurti merr pjesë në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetë...
Qeveria ndau mbi 1 milionë euro mbështetje për familjet shqi...
Barcelona është e hapur të shesë pesë lojtarë për të shpëtua...
Aksidentoi për vdekje 39-vjeçarin në Durrës, arrestohet pas ...