Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar për shpalljen ditë zie në Serbi për vdekjen e tre terroristëve serbë të dielën.
Me anë të një postimi në X, Gërvalla ka thënë se glorifikimi i terrorizmit nxit pa ndryshim më shumë dhunë dhe duhet refuzuar me vendosmëri, shkruan Arbresh.info
“Vendimi i Serbisë për të shpallur ditë zie për terroristët e neutralizuar nga policia e Kosovës në përgjigje të një sulmi terrorist vdekjeprurës, kërkon dënim universal dhe të qartë”, ka thënë ajo.
The glorification of terrorism invariably fuels more violence and must be firmly rejected.
Serbia’s decision to declare a day of mourning for terrorists neutralized by Kosova police in response to a deadly terrorist attack, demands universal and unequivocal condemnation.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 26, 2023
Tutje, Gërvalla duke shpërndarë pamjet me dronë ka thënës e ka dëshmi të pakontestueshme se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, që është në listën e zezë të SHBA-së e Britanisë së Madhe, ishte i përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të dielën.
Ndër të tjera, ministrja e Jashtme tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është eksportues i terrorizmit.
“Dëshmi të pakontestueshme që Radojçiqi, një bashkëpunëtor i ngushtë i Vuçiqit, ka drejtuar grupin terrorist që sulmoi policinë e Kosovës. Vuçiqi është një eksportues i terrorizmit dhe jostabilitetit. Duhet të jetë alarm zgjimi për komunitetin ndërkombëtarë që të marrë veprime vendimtare për të ruajtur paqen”, shkroi Gërvalla./Arbresh.info
Irrefutable evidence that Radoičić, a close associate of Vučić, led the terrorist group that attacked the Kosova police.
Vučić is an exporter of terrorism & instability.
This should be a wake-up call for the international community to take decisive action to preserve stability. pic.twitter.com/LjrEId4GkJ
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 26, 2023
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...