Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherësh, president i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis.
Sipas njoftimit të MPJD-së, tema kryesore të këtij takimi ishin përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE si dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla, e shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe ambasadori Lulzim Hiseni e uroi ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se ministrja Gërvalla gjatë këtij takimi theksoi se, ashtu siç ka konfirmuar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe ofroi bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me qëllim që sa më parë të mund të mblidhet Komiteti i Ministrave për të marrë vendimin historik për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...