Ministrja e Jashtme takon kryetarin Terzi, në fokus bashkëpunimi për integrim në BE

17:40 | 6 Shkurt 2024
E.K

Në vazhdën e takimeve në Romë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, është pritur në takim pune nga Kryetari i Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Senatin italian, z. Giulio Terzi di Sant’Agata dhe deputetë të këtij komisioni.

Progresi i arritur në demokraci, sundim të ligjit, qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës ishin temat kyçe të këtij takimi.

Ministrja Gërvalla falënderoi kryetarin Terzi dhe deputetët Italianë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve tona, në ekonomi, kulturë, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët./Arbresh.info

Të ngjashme