Ministrja e Jashtme takon homologun turk, prioritet bashkëpunimi më i thellë bilateral

09:00 | 19 Shkurt 2024
E.G

Një takim në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Sipas njoftimit, ata diskutuan me theks të veçantë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë, shkruan Arbresh.info.

“Partneriteti mes dy shteteve dhe mbështetja e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në fushën e sigurisë ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e takimit mes Ministres Gërvalla dhe homologut të saj turk, Hakan Fidan.”, thuhet në njoftim.

Gërvalla gjatë këtij takimi shprehu falënderimin ndaj Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në shumë fusha si dhe e njoftoi homologun turk mbi progresin e arritur në demokratizim, liri të mediave, të drejtat e qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare./Arbresh.info/

Të ngjashme