Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, në kuadër të ADF2024.
Sipas njoftimit, në këtë takim u diskusua mbështetja e Turqisë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare, fuqizimi i bashkëpunimit në shkëmbime tregtare dhe investime strategjike, shkruan Arbresh.info.
Tutje Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin Fidan rreth prioriteteve të Republikës së Kosovës në proceset integruese dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Gjatë këtij takimi bilateral u diskutua edhe rreth sigurisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit multilateral në tejkalimin e sfidave të përbashkëta me të cilat po përballen shtetet demokratike./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...