Në vazhdën e takimeve në Romë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është pritur në takim pune nga Kryetari i Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian në Senatin italian, Giulio Terzi di Sant’Agata dhe deputetë të këtij komisioni.
Sipas njoftimit, temat kyçe të këtij takimi ishin progresi i arritur në demokraci, sundim të ligjit, qeverisje të mirë, rritje ekonomike dhe në proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Gërvalla falënderoi kryetarin Terzi dhe deputetët Italianë për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Kosovës dhe shprehu përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve tona, në ekonomi, kulturë, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët./Arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...