Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla –Schwarz, ka folur për gjendjen në të cilën gjendet diplomacia e jashtme e vendit, pas shkarkimit të 12 ambasadorëve.
Ajo u shpreh se vendimi për shkarkim, ishte akt në mesin e reformave që pati nisur MPJD-ja, dhe se funksioni i tillë i ambasadorëve ishte i jashtëligjshëm.
”Reformat në MPJ nuk kanë nisur me shkarkimin e 12 ambasadorëve politikë, ky ka qenë njëri ndër hapat që kemi ndërmarrë. Sepse reformat që janë nisur në MPJD, janë të shumëllojshme”, tha Gërvalla në Klan Kosova.
”Janë shkarkuar 12 ambasadorët politikë, sepse kanë qenë në disproporcion me ligjin tonë. Janë shkarkuar të gjithë për një herë, sepse në momentin që ke tejkaluar kuotën ligjore, atëherë i ke të gjithë të jashtëligjshëm. Pra, 12 ambasadorët politikë sepse kemi konsideruar se është shkelur ligji i shërbimit të Jashtëm politik. Në ndërkohë është bërë përzgjedhja e ambasadorëve”.
Ajo tha se detyra tyre nuk ka qenë që të tregojnë se mund brenda javës të zgjedhim njerëzit për ambasadorë. “Detyra jonë është që me kujdes të kemi të zgjedhur përfaqësuesit tanë”.
”Ne i kemi përzgjedhur ambasadorët me shumë kujdes dhe nga lista që kemi përzgjedhur, rezulton se ambasadorët që kemi përzgjedhur janë përzgjedhur jashtë saj që ka ndodhur në të kaluarën. Ky është një gjest që ata i ka nxjerrë faqebardhë nga detyra të cilën e kanë liruar, sepse ka treguar se s’ka pasur asgjë personale me asnjërin prej të emëruarve. 30 gushti nuk ka qenë ai që ne kemi thënë se do t’i zëvendësojmë”.
”Ne kemi thënë ju keni tre muaj kohë, për të liruar. Nuk mund të marrim ne individualisht ish-ambasadorin Gjergj Dedaj dhe t’i përgjithësojmë. Pres nga dikush që është ambasador i Republikës së Kosovës që kur e di që me 30 gusht i përfundon mandati i tij, pres të kryejë detyrën e tij”.
”Ata janë lajmëruar të gjithë, të gjithëve iu është lënë koha më 30 gusht, përveç ambasadorit Gjergj Dedaj i cili është larguar më herët”, tha Gërvalla.
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...