Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë adresimit të saj në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi se Serbia po ndjek një strategji destabilizuese të frymëzuar nga taktikat ruse.
Ajo u ndal te sulmi i fundit ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës, duke e përshkruar atë si një përshkallëzim serioz që kishte për qëllim të dëmtonte jetën e përditshme të qindra mijëra qytetarëve.
Gërvalla vuri në dukje se armët e përdorura në këto sulme ishin të reja dhe të prodhuara në fabrikat serbe, duke hedhur poshtë pretendimet për armë të mbetura nga vitet ’90.
Ajo tha se sulmet e fundit janë vazhdimësi e sulmit në Banjska dhe dëshmi e qartë e përpjekjeve të organizuara nga Serbia për destabilizim.
“Mungesa e pasojave për Serbinë pas Banjskës ka inkurajuar këtë qasje agresive,” theksoi ajo, duke shtuar se regjimi i Vuçiqit përdor veprimet destabilizuese në Kosovë për të shmangur vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi, si protestat dhe korrupsioni.
Ministrja theksoi se Kosova mbetet një shembull i suksesit demokratik dhe i respektimit të të drejtave të minoriteteve në Evropë.
“Këto sulme nuk janë vepër e grupeve të vogla, por një organizim i mirëplanifikuar që kërkon përgjigje të qartë dhe të vendosur nga partnerët ndërkombëtarë,” përfundoi Ministrja Gërvalla.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...