Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, në raportim para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, ndër të tjera, foli edhe për sfidën në raport me pesë vendet e BE-së, mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës.
Ministrja Gërvalla tha se pavarësisht këtij fakti, me disa prej tyre, Kosova ka marrëdhënie të mira tregtare dhe kulturore. Madje, ajo u shpreh se prej Greqisë, pret që së shpejti të lëvizë nga qëndrimi i saj.
“Pres që Greqia së shpejti mund të lëvizë drejt njohjes, sepse nuk shoh dileme nëse Kosova dhe Greqia janë shtete partnere”, tha ministrja Gërvalla, duke shtuar se -“natyrisht që ne nuk mund t’i imponojmë vullnetin tonë asnjë shteti të pavarur dhe sovran”.
Gjatë raportimit para Komisionit, ministrja Gërvalla tha se është bërë përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.
Kosova ka aplikuar për antarësim në maj të vitit të kaluar, kurse Gërvalla tha se shpreson që ky proces të jetë çështje muajsh, e jo vitesh.
“Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Europës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani”, tha Gërvalla.
“Presim hapa të tjerë të rëndësishëm me shpresën që anëtarësimi i plotë të jetë çështje muajsh dhe jo çështje vitesh”.
Ndërkaq, për aplikimin në Bashkimin Europian, Gërvalla tha se duhet të bëhet lobim edhe pse thotë se si proces do të zgjasë, siç ndodh edhe me vendet e tjera, duke shtuar se përafrimi me NATO-n mbetet prioritet kryesor./rtk/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh