Ministrja e Jashtme pret në takim ambasadorin austriak, diskutojnë për sulmin në veri

16:35 | 28 Shtator 2023
E.G

Minsitrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ka pritur në takim ambasadorin e ri  Austrisë në Republikën e Kosovës, Georg Schnetzer.

Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, ajo e falënderoi ambasadorin Schnetzer për bashkëpunimin e mirë mes Austrisë dhe Kosovës në shumë fusha të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme, si dhe aktualisht, përcjell Arbresh.info.

Gërvalla e njoftoi ambasadorin austriak  për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, agresionin e hapur dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmin terrorist ndaj Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këto sulme dhe duhet të dënohet fuqishëm nga faktori ndërkombëtar.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Gjatë takimit u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme, duke përfshirë progresin e mirë të Kosovës në sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona.

“Projektet tona të përbashkëta duhet të vazhdojnë të zhvillohen dhe të hapen mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve tona.”, njofton MPJD./Arbresh.info

Të ngjashme