Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Hoti është vendosur që të hapet kufiri me Shqipërinë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla tha se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një, në sukses e në sfida.
Tutje, ministrja tregon se po diskutohet rikthimi i lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre.
“Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida. Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre”, ka shkruar ajo.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...