Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz është shprehur se nuk duhet të ketë vende si Serbia në NATO apo edhe në Bashkimin Evropian. Sipas saj, Serbia me paratë nga Bashkimi Evropian do të blejë armë ruse dhe do të mbështes ambiciet ruse në Evropë.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka theksuar se Kosova është vendi më i vogël, demokracia më e re evropiane në Ballkanin Perëndimor, por është një vend ku shumë gjeopolitikë, tregojnë ndikimin e tyre në momente shumë të rëndësishme
“Në Kosovë, ne nuk synojmë vetëm të bashkohemi me Bashkimin Evropian, por duke pasur popullsinë më të re në Evropë, duke pasur njerëzit më pro-evropian dhe pro-NATO në Evropë. Duhet të potencoj që më shumë se 93 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ajo për CBC-n kanadeze.
Gërvalla-Schwarz ka thënë se vërtetë beson se është në dorën e popullit në një vend për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe jo për fqinjësinë për të vendosur se kur mund te bashkohet ky vend në NATO apo jo.
“E kemi rastin me Kosovën, Serbinë të mbështetur nga Rusia në luftimin e ambicieve tona për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Dhe kështu, unë me të vërtetë besoj se perspektiva evropiane, perspektiva e NATO-s mbështet këto ambicie të të gjitha vendeve që duan. NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera, të njëjtat parime siç kanë vendet e NATO-s dhe BE-së. E di që nuk duhet të ketë vend për ato vende si Serbia që duan të kenë paratë nga Bashkimi Evropian për të blerë armë ruse dhe për të mbështetur ambiciet ruse në Evropë. Por për të gjithë të tjerët që janë gati të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë, është koha përfundimtare për të lëvizur”, theksoi ministrja Gërvalla-Schwarz.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist