Në vazhdën e takimeve të sotme në NATO, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka mbajtur një takim me shtetet aleate në NATO të grupit të KUINT-it.
Sipas njoftimit të MPJD-së, gjatë takimit me Grupin e KUINT-it, i përbërë nga vende që në të njejtën kohë janë aleatë dhe anëtarë të NATO-s, OECD dhe G7/G20 iu kushtua vëmendje kryesore procesit te përparimit dhe thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me selinë e NATO-s dhe integrimeve euroatlantike të Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në Ballkan. Ministrja Gërvalla theksoi rolin kyç që Kosova luan në këtë pjesë të Evropës si dhe kontributin e vazhdueshëm të vendit tonë jo vetëm përmes rreshtimit dhe mbështetjes për Ukrainën edhe si pjesë e Grupit te Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, pranimit të refugjatëve nga Afganistani si dhe çështje të tjera me peshë të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe përtej.
Ministrja Gërvalla theksoi po ashtu se vizita e sotme në NATO është e një rëndësie të dyfishtë, pasi që ndodhemi në prag të shënimit të 25-vjetorit të Intervenimit Humanitar Ushtarak të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës.
“Që nga ajo periudhë Kosova ka bërë hapa gjigant duke përqafuar vlerat euroatlantik, duke u rreshtuar krah aleatëve të saj për të kontribuar edhe më tej si ofruese e sigurisë ne botë dhe duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për anëtarësim në NATO dhe mekanizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë”, tha Ministrja Gërvalla.
“Mbështetja e vendeve të KUINT-it ka qenë thelbësore dhe shumë intensive për punën dhe aktivitetet e Republikës së Kosovës në NATO dhe me NATO-n, për te cilën Ministrja Gërvalla shprehu falënderim dhe vlerësim te lartë”, thuhet në komunikatën e MPJD-së./Arbresh.info./
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve