Ministrja e Jashtme: Këtë herë s’mund t’i kthehemi dialogut si zakonisht

20:11 | 27 Shtator 2023
E.G

Minisitrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndryshim të çasjes ndaj Serbisë.

Gërvalla me anë të një postimi në X, ka përmendur faktet që institucionet e sigurisë në Kosovë kanë publikuar lidhjen direkte të Serbisë me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Sot, Kosova ka konfirmuar se një nga terroristët i përfshirë në sulmin vdekjeprurës ndaj policisë sonë ka shërbyer si truproje e shefit të Shërbimit Inteligjent të Serbisë, në vitin 2013. Po ashtu kemi gjetur një çertifikatë që drejtpërsëdrejti e lidh ushtrinë serbe me një nga armët e sekuestruara”, ka shkruar ajo.

Tutje, kryediplomatja Gërvalla ka theksuar se këtë herë Kosova s’mund të përballojë t’i kthehet dialogut si zakonisht.

“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta kuptojë se politika zbutëse karshi Serbisë ka dështuar. Një kthim thelbësor është i nevojshëm. Regjimi i Vuçiqit paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Evropë. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi punës si zakonisht”.

 

 

Të ngjashme