Gjatë vizitës dy ditore, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të zhvillojë takime me krerët e institucioneve më të larta shtetërore të Principatës së Monakos.
Gërvalla do të pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Isabelle Berro-Amadeï, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, z. Fabrice Notari dhe përfaqësues të tjerë.
Vizita e Ministres në Monako është një mundësi e mirë e zhvillimit dhe fuqizimit të raporteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.
“Principata e Monakos ka mbështetur Kosovën në fushën e telekomunikimit, duke i mundësuar përdorimin e kodit telefonik, asistencë në instalimin dhe funksionalizimin e telefonisë mobile në Kosovë, në procesin e deritanishëm të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, mbështetje në fushatën e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, anëtarësimin në Kartën Rinore Evropiane – EYCA etj”, thuhet në njoftimin nga MPJD./Arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...