Google ADS

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë: Nga marrëveshja përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët, urime të dy liderëve

19:43 | 27 Gusht 2022
E.H

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, përmes një postimi në Twitter, e ka cilësuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente si një lajm shumë të mirë për rajonin, duke shtuar se dialogu është gjithmonë rruga.

“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohës për BE-në për lehtësimin e dialogut”, ka shkruar Xhaçka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme