Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Kosovë.
Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan arbresh.info.
Gërvalla gjatë takimit theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.
Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së.
Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin rajonal.
Në këtë pikë ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë në pah që proceset e bashkëpunimit rajonal kanë të ardhme vetëm atëherë kur garantohet trajtimi i barabartë i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, dhe ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e BE-së në këtë pikë./arbresh.info/
Stuhia e borës mbërthen SHBA-në
Parashikimi i motit në Shqipëri
“Ma ke futur thikë pas shpine” – Përplasje mes Gresës dhe Sa...
Rama ndan pamje nga Maja e Mencekut në Tiranë
Vrasja e 12 personave natën e Vitit të Ri, “shpërthejnë” pro...
Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historin...