Në kuadër të takimeve të rregullta me mërgatën, shoqatat dhe komunitetin shqiptar në mërgatë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u takuan me komunitetin shqiptar në Tongeren.
Para bashkëatdhetarëve që jetojnë në Belgjikë, dy ministrat paraqitën angazhimin dhe vizionion e institucioneve të Republikës së Kosovës në realizim te objektivave konkrete qeveritare në mbështetje të mërgatës në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e identitetit gjuhësor, kulturor e arsimor si dhe fuqizimin e lidhjeve me Kosovën në njërën anë, dhe përfshirjen e potiencialit të gjeneratave të ndryshme të mërgatës në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror në Kosovë, përcejll Arbresh.info.
“Theks i veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe hapjes së mundësive të mëdha të investimit që ofron Kosova si dhe reformave administrative që po bëhen në lehtesimin e investimeve të diasporës në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Sipas njoftimit, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Tongeren falëndruan ministrat Gërvalla dhe Peci për vizitat dhe takimet me mërgatën shqiptare dhe gatishmërinë për realizimin e projekteve të përbashkëta që fuqizojnë mërgatën dhe diasporën tonë në botë por edhe forcojnë lidhjet e tyre me Kosovën.
Gjatë këtij takimi, komuniteti shqiptar në Belgjikë kishte përgatitur edhe një program kulturo-artistik duke demonstruar kështu përkushtimin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor dhe kombëtar./Arbresh.info/
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek