Google ADS

Ministrja e Jashtme: Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus, Putin, na kujton kohën kur u sulmua Kosova nga liderë të ngjashëm brutal serb

21:47 | 27 Shkurt 2022
A. B.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur presidentin rus Vladimir Putin, diktator, duke thënë se pushtimi i Ukrainës, i kujton kohën kur u sulmua Kosova nga Serbia.

Në një shkrim në Twitter, Gërvalla theksoi angazhimin e Kosovës për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.

“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar dhe botën demokratike për ta fituar këtë luftë”, shkroi ministrja.

Ditë më parë, Gërvalla paraqiti edhe sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë.

Këto sanksione përfshijnë ngrirje të aseteve bankare e masa tjera financiare e po ashtu sanksione për individ e akterët politik të përfshirë në marrjen e vendimit për agresionin rus në Ukrainë.

Sanksionet konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme