Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, gjatë mbledhjes së Komisionit ku u paraqit në raportim për skandalin e zhdukjes së 2 milionë eurove e ka pyetur ministren dhe i ka kërkuar të flaës për kontratën e dyshimtë të rrugës Prizren-Prevallë e cila është është nënshkruar nga zëvendësministri i Infrastrukturës pikërisht në kohën kur ministri Arban Abrashi ndodhej në SHBA e pikërisht nga kjo kontratë janë marrë paratë e vjedhura nga zyrtari I thesarit.
Por ministrja Hykmete Bajrami refuzoi të flaës për këtë çështje duke i thënë se kjo është përgjegjësi e ministrit të Infrastrukturës dhe ai duhet të japë spjegime.
“ Paratë që janë vjedhur janë marrë nga dy projekte infrastrukturore. Është vjedhur buxhet I rrugës Zhur-Dragash dhe Prizren-Prevallë. A keni informata a janë të sakta se janë marrë paratë e këtyre dy projekteve dhe si do të kompensohen këto.
Dhe a keni informata se projekti I rrugës Prizren-Prevallë, kontrata është nënshkruar nga Zyra e Prokurimit me 23 qrrshor dhe nga ajo kohë kontrata ka qëndruar në sirtarë dhe pikërisht kur kabineti qeveritar ndodhej në SHBA më 2 shtator kontrata u nënshkrua jo nga ministri por nga zëvendësministri.
A kni informata për këtë dhe a mund të na jepni ndonjë spjegim”, ka pyetur Gashi ministren e Financave Hykmete Bjaramin.
Por ministrja Bajrami edhe në këtë rast, ka thënë se duhet të përgjigjet ministry I Infrastrukturës Arban Abrashi.
“Këto janë jashtë kompetencës time. Se pse nuk e ka nënshkruar ministri atë kontratë por e ka nënshkruar zëvendësi i tij, kjo është çështje komplet e tij”, tha Bajrami. Akuza për zhdukjen e 2 milionë eurove nga Ministria e Finanaceve ka pasur edhe deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila e cila tha se nga shpjegimet e ministers del se buxheti nuk ka siguri dhe nuk po shihen masa adekuate për të parandaluar raste të tjera të vjedhjeve.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës