Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka sqaruar marrëveshjen që është nënshkruar mes shteteve të Ballkanit Perëndimor për tarifat e romingut.
Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se janë hequr tarifat e romingut për thirrjet, SMS-të dhe internetin, të cilat shfrytëzohen jashtë paketave të operatorëve telefonik.
“Do të thotë kur flasim për heqje të tarifave të romingut, jemi duke folur për shërbimet që janë jashtë paketave, thirrjet dhe mesazhet kushtojnë njëjtë tani, sikurse brenda vendit ashtu edhe jashtë shtetit”.
“Gjithashtu, për thirrjet e pranuara jashtë vendit, për dallim prej më herët, tani nuk paguani kosto shtesë për roming. Mirëpo, çka është me rëndësi të qartësohet është se sipas rregullores, operatorët telefonik kanë të drejtë të ofrojnë pako të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ose me kosto të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se paketat e ofertave që i keni në Kosovë, t’i përdorni edhe jashtë vendit me të njëjtën kosto”.
Rizvanolli ka theksuar se Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) do ta monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshje nga operatorët kosovarë.
“ARKEP-i do ta mbikqyr marrëveshjen, mund të ketë gjoba për operatorët që nuk e zbatojnë, por kjo është diçka që është kompetencë e ARKEP-it”, ka thënë Rizvanolli.
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...