Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka suspenduar sot kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.
Pas supendimit të saj, ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ajo ka mirëpritur vendimin e KGJK-së, duke shtuar se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës, shkruan arbresh.info.
“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, shkruan Haxhiu në Facebook.
Suspendimi i kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq erdhi pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./arbresh.info/
LEXO EDHE
U takua me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Arbresh.info
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...