Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu priti në takim ambasadorin zviceran Thomas Kolly me ç’rast patën rastin të bashkëbisedojnë për çështje me interes të veçantë.
Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj ministres për përkushtimin e saj në forcim dhe zbatim të ligjit, duke iu referuar edhe qeverisjes së kaluar Kurti I, por edhe me angazhimin e treguar që në fillim të mandatit të ri.
Ministrja e informoi ambasadorin rreth prioriteteve që ka ndërmarrë për të fuqizuar sistemin e drejtësisë, shkruan arbresh.info.
“U diskutua për procesin e vettingut, për ballafaqimin me të kaluarën dhe për drejtësinë tranzicionale, krahas së cilës përmendën edhe nevojën urgjente për ngritje të kapaciteteve të prokurorëve të specializuar për krime të luftës”, njofton MD.
Ambasadori zviceran dhe bashkëpunëtorët e tij u interesuan edhe për krijimin e mekanizmave kundrejt dhunës në familje e dhunës gjinore.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni në institucione i cili u zhvillua përreth 20 vite ishte shqetësimi tjetër që ndanë së bashku çështje në të cilën ambasadori shprehu mbështetjen e plotë në luftë kundër këtij fenomeni.
Krahas Ministres Haxhiu të praniëshëm ishin edhe zëvendësministrja Nita Shala, si dhe këshilltaret e ministres Nazlie Balaj dhe Valza Sadriu, e në anën tjetër në këtë vizitë bashkë me ambasadorin morën pjesë edhe zëvendësambasadorja, Pauline Menthonnex Gacaferri, drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Zhvillim, Katharina Stocker, zyrtari vendor i programit Hajrudin Skenderi dhe Gil Bösch, atashe./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...