Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka publikuar orarin për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve të cilët janë banues në konvikte.
Bajrami ka treguar se tërheqja e gjësendeve bëhet duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020, ndërsa ka shtuar se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).
Njoftimi i plotë:
Orari për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte
Me qëllim të adresimit të kërkesave të studentëve banues në konvikte, më datë 15.05.2020, me kërkesë të MASHTI-t është mbajtur takim mes përfaqësuesëve të MASHTI-t, Qendrës së Studentëve, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përfaqësuesëve të Parlamentit Studentor.
Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentëve banues t’iu mundësohet tërheqja e gjërave personale, të mbetura në konvikte.
Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.
Sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).
Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit. Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve.
MASHTI falendëron të gjithë studentët për maturinë dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...