Ministrja Dumoshi uron rektorin Dema për 50-vjetorin e UP-së

19:22 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ajo u mirëprit nga rektori i UP-së, Marjan Dema dhe nga përfaqësues të stafit akademik. Ministrja Dumoshi e rektori Dema diskutuan për bashkëpunimin mes të dyja institucioneve në projekte të përbashkëta.

Me rastin e kësaj vizite, Ministrja Dumoshi ka uruar rektorin Dema për 50 vjetorin e themelimit të UP-së.

Ndër të tjera, ministrja tha se të gjithë e kujtojmë me nderim dhe respekt kontributin e të gjithë atyre që çuan në themelimin e vatrës kryesore të dijes para 50 viteve që njëherësh ishte dhe ka mbetur shtylla kryesore e zhvillimit të Republikës së Kosovës.

Për më tepër gjeni të bashkëngjitur urimin e Ministres Dumoshi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme