Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës e Turqisë në fushat specifike që janë në domenin e MKRS-së.
Ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja ka një bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadën që tregon për raportet e mira që kemi si dy vende e që për rrjedhojë ka ardhur edhe tek një marrëveshje që kemi nënshkruar në Ankara në fund të vitit të kaluar në fushën e kinematografisë, shkruan arbresh.info.
“Turqia është një shtet i cili është i dëshmuar për ekspertizën e saj dhe mundësia e Kosovës është e madhe që të përfitojë në këtë drejtim. Turqia është e njohur në botë për prodhimin filmik dhe me nënshkrimin e marrëveshjes në këtë fushë kemi hapur një shteg për shumë punë të përbashkëta”, tha ndër tjera ministrja.
Ministrja ka përmendur edhe bashkëpunimin në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të kulturës, raport i cili duhet të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.
Ndërkaq, ambasadori Sakar e falënderoi ministren për pritjen dhe fjalët. Ai tha se me marrëveshjet që nënshkruan ministria me atë respektive në Turqi, tregon për raportet e mira që kanë dy shtetet. Ndonëse Kosova po kalon nëpër një proces të ardhshëm zgjedhor, me konstituimin e institucioneve të reja, bashkëpunimin do të vazhdojë në të njëjtën frymë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza