Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar sot një delegacion të Finlandës, të kryesuar nga Pekka Metso, ambasador për proceset e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës (MFA), të shoqëruar nga Ambasadorja finlandeze në Kosovë, Anne Huhtamaki.
Ndërmjet ministres Dumoshi dhe delegacionit finlandez u bisedua për bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e kulturës. Ne këtë takim, ambasadorja finlandeze e uroi ministren për detyrën e re dhe premtoi ndihmë në përmbushjen e agjendës së promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Republikës së Kosovës.
Ndërsa ambasadori Pekka Metso e përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën e mirë në shtetformim, sidomos tani në vigjilje të festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, përfshirë integrimin e minoriteteve në shoqërinë kosovare.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...