Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi mbi bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.
Duke falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministrja Dumoshi e njoftoi shefen Apostolova për planet e saj dhe projektet e MKRS-së.
Ministrja Dumoshi shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim avancimin e fushës së kulturës, angazhimin e rinisë dhe avancimin e sportit.
Ministrja e njoftoi Shefen e BE-së në Kosovë edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë Ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministrja u shpreh së shpreson edhe në përkrahjen e Zyrës së BE-së në Kosovë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor.
Gjithashtu, Ministrja shpalosi para delegacionit planet për hartimin e dy strategjive atë për kulturë dhe tjetrën për rini, për të cilat kërkoi edhe ndihmën dhe kontributin e Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ministrja Dumoshi tha se MKRS është plotësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën e BE-së në Kosovë për fushat si trashëgimia kulturore, rinia dhe sporti si dhe për avancimin dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së.
Ndërsa, përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova e uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës, e falënderoi për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me BE-së si dhe shfaqi interesim për projektet e MKRS-së veçanërisht në ato që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, avancimin e kulturës dhe dialogun mes të rinjve./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...