Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqin. Temë diskutimi ishte situata ekonomike në vend dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për adresimin e efekteve të krijuara si rezultat i pandemisë COVID-19.
Ministrja Bajrami bëri të ditur se Qeveria Hoti ka prezantuar para bizneseve masat në kuadër të Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili program do të ndihmojë në dinamizimin e aktiviteteve ekonomike në vendin tonë dhe rikthimin e ekonomisë në trend pozitiv të rritjes.
Në anën tjetër, z. Rukiqi shprehu pikëpamjet e Odës Ekonomike të Kosovës sa i përket politikave qeveritare për nxitjen e ekonomisë dhe u zotua se Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë dialogun me institucionet qeveritare në të mirë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...