Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot drejtorin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit Shaip Havollin. Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe luftimit të korrupsionit.
Ministrja Bajrami e njoftoi Drejtorin Havolli me programin e Qeverisë së Kosovës, dhe theksoi se programi përfshin masat dhe parimet bazë të qeverisjes transparente, mënjanimit të konfliktit të interesit, forcimit të mekanizmave të kontrollit me qëllim të luftimit të korrupsionit në vendin tonë.
Bajrami shtoi se qeverisja transparente dhe lufta kundër korrupsionit janë parakushte për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Shaip Havolli, theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Financave është i një rëndësie të veçantë. Ai shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe komunikim të rregullt me Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera qeveritare në përputhje me kompetencat ligjore./arbresh.info/
Rrëfime dhe lojëra- flirtime/ Sonte nata e dytë e Big Brothe...
Haaland totalisht jashtë forme, Guardiola i del në mbrojtje ...
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbush...
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...