Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Tom Adams, ku u bisedua për marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ministrja Bajrami e njoftoi zv. ambasadorin Adams rreth mundësive që ka krijuar Kosova për investitorët.
Siç njofton Zyra e ministres Bajrami, ajo theksoi se reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kanë krijuar një klimë të të përshtatshme për të bërit biznes.
“Bajrami potencoi se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saja rreth përmirësimit të mëtejmë të mjedisit afarist në vendin tonë. Ministrja njëkohësisht e falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e ofruar në të mirë të fuqizimit institucional si dhe të afirmimit të Kosovës para investitorëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Palët konstatuan se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes të dyja vendeve ka shumë hapësirë për t’u intensifikuar dhe shprehën zotimin e tyre për të shtuar angazhimin e përbashkët me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu ministrja Bajrami, ka pritur sot në takime dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...