Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sit në takim drejtoin e sapozgjedhur të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Naim Gashi, me të cilin ka biseduar për sfidat me të cilat po ballafaqohet Agjencia dhe planet për ta ndryshuar gjendjen.
Drejtori Gashi tha se do të bashkëpunojë me të gjithë akterët, në mënyrë që të zhvillohet arsimi i lartë në përgjithësi, ndërsa AKA të kthehet në EQAR dhe ENQA.
Ndërsa, ministrja Bajrami u zotua se MAShTI, në përputhje me mandatin ligjor, do të ofrojë mbështetje institucionale, në mënyrë që të ofrohen kushtet për punë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe ky institucion të vë rregull në arsimin e lartë publik e privat dhe të sigurohet se të rinjve tanë iu ofrohet arsim cilësor./arbresh.info
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza