Ministrja Bajrami: Pakoja emergjente fiskale e qeverisë së kaluar do të zbatohet tërësisht

13:32 | 10 Qershor 2020
Arbresh Info

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se pakoja emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria “Kurti”,do të implementohet në tërësi.

Ajo në Komisionin për Buxhet, ka thënë se gjatë dy ditëve të kaluara, me qindra kërkesa për ekzekutim pagash për punëtorët e sektorit privat.

“Komisioni ndërministror është duke e bërë verifikimin. Dje dhe para dy ditësh është bërë pagesa për 50 për qind e mbulimit të qirasë. Ne duhet të gjejmë mjete përmes implementimit të buxhetit në mënyrë që kjo pako të implementohet e tëra”, ka thënë ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme