Google ADS

Ministrja Bajrami konfirmon lirimin e studentëve nga pagesat

15:50 | 12 Shkurt 2021
S D
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, në faqen e saj në facebook ka konfirmuar vendimin e Qeverisë për lirim nga pagesa e semestrit studentët e nivelit bachelor e master, shkruan Arbresh.info.
Bajrami përmendi edhe ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës, si dhe pagesen prej 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive.
Postimi i plotë:
Gjatë këtyre ditëve, Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses ekzekutimin e pagesës prej 20.9 milionë euro për mbi 17,000 fermerë të Republikës së Kosovës.
Pagesa e këtyre mjeteve – nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike – është përmbushje e plotë e zotimit tonë për dyfishimin e mbështetjes financiare për bujqësinë si një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës.
Gjatë muajit janar e deri në periudhën aktuale, nga PRE 2021, kemi mbështetur financiarisht të vetëpunësuarit, bizneset e grave, bujqësinë, shëndetësinë, policinë, kategoritë në asistencë sociale dhe pensionistët.
Poashtu, kemi liruar nga pagesa e semestrit veror studentët e nivelit bachelor dhe master të institucioneve të larta arsimore publike, përfshirë edhe studentët nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.
Kemi paguar mbi 1.5 milionë euro për Fondin Kosovar për Garantimin e Kredive.
Rreth 45 milionë euro të paguara; mbi 280,000 përfitues.
Faktet, fakte!
Shteti. Shtet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme