Karin Kneissl, ministre e Austrisë për Europë, Integrime dhe për Punë të Jashtme, ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe për domosdonë e normalizimit të tyre.
Ajo ka deklaruar se vendet e Bashkimit Europian janë shumë të kujdesshme lidhur me importimin e çështjeve të hapura të anëtarëve të rinj dhe se normalizimi i përgjithshëm ndërmjet Serbisë e Kosovës është esencial për integrimin europian të këtyre dy vendeve.
Shefja e diplomacisë austriake ka vlerësuar për “veçernje novosti” se dy palët, Serbia dhe Kosova, mund ta kthejnë një faqe në marrëdhëniet e veta reciproke me anë të marrëveshjes ligjore detyruese.
Austria udhëheq Presidencën e BE-së deri në fund të vitit.
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...