Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj gjatë një interviste në InfoBox të RTV Dukagjinit, ka refuzuar të jap përgjigje nëse pret që të ketë liberalizim të vizave për kosovarët gjatë vitit 2017.
Ahmetaj e vlerëson si pamaturi, të flitet me data, në këto rrethana.
“Është pamaturi të deklarohemi në data. Në vazhdimësi kemi deklaruar këtë muaj apo atë muaj, sepse dëshira e vullneti ka qenë shumë i madh. Por, kjo nuk varet nga ne”, tha ajo.
Ajo kujtoi edhe një herë, se që nga momenti i përmbushjes së kritereve, duhet edhe 6 muaj deri në lëvizje të lirë. Gjithashtu, ajo e përjashton mundësinë kategorikisht, që të ketë kritere shtesë për liberalizim.
Ministrja foli edhe për azilkërkuesit nga Kosova, për të cilët tha se “aktualisht kemi një numër të vogël që po kërkojnë azil”.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel e sheh si të rëndësishme vazhdimin e funksionimit të minisrisë së Integrimeve.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...