Ministrin i Jashtëm i Çekisë nesër vjen në Kosovë

15:08 | 28 Shtator 2022
A Z

Ministrin i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, nesër do të vij për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský”, thuhet në njoftim.

Lipavsky, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Çeke, ka deklaruar se Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, i cili ka nevojë për liberalizim të vizave.

“Megjithatë, qëllimi i Republikës Çeke dhe BE-së është integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Presidenca jonë është një mundësi për të shtyrë të gjithë procesin e integrimit përpara”, tha Lipavsky./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme